Lancio Music

Shpat Deda rikthehet me një projekt dhe një album të ri muzikor

Kanë kaluar rreth 7 muaj që nga publikimi i fundit i një projekti muzikor nga Shpat Deda dhe duhet të theksojmë se zëri i ëmbël i këngëtarit na kishte munguar shumë.

Tashmë ai është rikthyer jo vetëm me një prurje muzikore por edhe me një album të ri për të cilin ka punuar me shumë kujdes dhe qetësi gjatë periudhës së izolimit nga pandemia.

Para se të flasim për albumin, le të zbulojmë disa detaje nga prurja e re e cila është lançuar vetëm 2 ditë më parë. Kënga e artistit nga Kosova quhet “Instiktivisht” dhe vjen me një klip bardhë e zi, minimaliste. Shpati shfaqet i vetëm me kitarrën e tij teksa këndon qetësisht melodinë e ëmbël të kësaj kënge.

Ai ka marrë dhjetra komente nga fansat e tij të cilët u shprehën se krijuan një lidhje të fortë me tekstin e kësaj prurjeje. Sakaq, albumi i ri i tij quhet “Rrugës” dhe pritet të publikohet javën e ardhshme.