Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Shpat Kërleshi për TAR: “Edhe nëse kisha patur diçka me Dean nuk e kisha pritur atë reagim nga Nita!”

I ftuar në këtë episod të ‘Pardon My French’ ishte ish- banori i ‘Big Brother VIP Albania’, Shpat Kërleshi. Ai nuk ka ngurruar t’ju përgjigjet pyetjeve të Jonidës dhe Elonës lidhur me eksperiencën e tij brenda shtëpisë dhe jo vetëm.

I pëlqejnë bjondet Shpatit?

Unë jam te natyralet, me ca fije bjonde (qesh).

Si e ka nisur karrierën e tij?

Unë kam nisur në radio si DJ. Këtu ka qenë dhe fillimi kur unë jam marr me muzikë. Ka qenë njëkohësisht dhe sporti i basketbollit. 

Ka patur ndonjë të dashur VIP?

Po kam patur, po nuk dua ta përmend. Ka qenë lidhje e gjatë, serioze, po ka mbaruar ka kohë.

Si është ndjerë ai brenda shtëpisë së ‘BBV’?

Jam ndjerë shumë mirë, nuk e kam pritur që do ndihesha aq rehat. 

Si është njohur Shpati me Nitën?

Unë me Nitën jemi njohur në Kosovë, në Prishtinë. Kemi dalur shumë shpesh. Kemi dalur tamam si shokë. Jemi puthur. Nuk kemi qenë të dashur, por kur ndodh ajo puthja e sheh që nuk ka asgjë, nuk kishte atë ndjesinë nga ana e të dy palëve dhe kur nuk e ndjen, nuk e ndjen.  

Si i ka pritur banorët brenda shtëpisë Shpati?

Kur hyra unë nuk kanë qenë shumë. Jam munduar të njoh secilin edhe lojën edhe pjesën personale. Me Oltën nuk e kam pritur, e kam pritur më të ftohtë edhe kur na ra kërcimi në ‘Dancing’. Me Luizin jam kënaqur me batutat. 

Po lidhur me Dean dhe Nitën?

Më pëlqen si njeri Dea, po të kishte diçka më shumë do e thoja. Me Nitën m’u rikthyen ato vite para, energjia.

A kishte hyrë me një strategji të caktuar brenda shtëpisë Shpati?

Në fillim kam patur strategji, doja të krijoja afrimitet me Valbonën dhe Tanin. Po Valbona iku, Tani e pashë që ishte pak i shuajtur dhe e lashë strategjinë fare. 

Çfarë mendimi ka Shpati lidhur me reagimin e Nitës për raportin me Dean.

Edhe nëse kisha patur diçka me Dean nuk e kisha pritur atë reagim nga Nita. Besoj do flasim bashkë jashtë. Ideja ‘e puthjes’ me Dean ishte e Jorit.

Kë sheh në finale ai?

E shoh Luizin dhe Oltën në finale por dhe Kiara mund të jetë. Nuk e shoh Nitën deri në finale. Edhe Maestron e kam menduar, por deri në këtë pikë nuk besoj më. Për Maestron ka disa kohë që Luizi do ta nxjerrë, tani e ka me të dy (me Kristin dhe Armaldon). Kjo e Luizit nuk është strategji, është kopje.