Sport

Shqipëria fiton tre vende në renditjen e re të FIFA-s.

Sukseset ndaj Kazakistanit e Bjellorusisë në Ligën e Kombeve, bënë që Shqipëria të fitojë tre vende në renditjen e re të FIFA-s. Për muajin nëntor, Kuqezinjtë pozicionohen të 66-ët me 1.360 pikë. Por, Kombëtarja mbetet në Vazon e 4-rt për shortin e kualifikueseve të Botërorit “Katar 2022” që hidhet në 7 dhjetor në Zyrih të Zvicrës. Në të njëjtën vazo, gjenden Bosnja, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjeorgjia e Luksemburgu.

Ndërkaq, Kosova pozicionohet e 117-ta në renditjen e FIFA-s për muajin që po lëmë pas, duke mos ndryshuar asnjë pozicion dhe do të jetë sërish në Vazon e 5-të. Belgjika vazhdon të kryesojë klasifikimin e është në vazon e parë, me Francën, Anglinë, Portugalinë, Spanjën, Italinë, Kroacinë, Danimarkën, Gjermaninë e Holandën.