Sport

Shqipëria triumfon 3-1 ndaj Kazakistanit

Shqipëria korri sot një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Kazakistanit në “Air Albania Stadium”, të vlefshme për raundin e 5 të grupit të 4 në Ligën C të Ligës së Kombeve. Golat e fitores u shënuan nga Cikalleshi në minutën e 16’, Ismajli në të 23’ dhe Manaj me 11 metërsh në minutën e 61’. Ndërkaq, kazakët shënuan golin e vetëm me Ajmbetov, në një moment pakujdesie të kuqezinjve gjatë festimit të golit të dytë. Tashmë Shqipëria renditet në vendin e dytë në grup me 8 pikë, ndërkohë që të mërkurën në orën 16:00 në raundin e fundit, luhet beteja e vendit të parë në grup me Bjellorusinë.