Showbiz

Shtatzënia e dytë e bën Elita Rudin “dembele” dhe të çmendur pas këtij ushqimi!

Moderatorja e njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko po bëhen prindër për herë të dytë.Bukuroshja nga Kosova së shpejti do të sjellë në jetë një vajzë, pas të voglit Zëri i cili do të bëhet me motër.Dyshja e njohur ka menduar t’i vendosë një emër unik shqiptar vajzës, ashtu siç bënë me djalin, mirëpo ende s’e kanë zbuluar se çfarë emri do t’i vënë.

Në rrjete sociale, Elita ndan herë pas here zhvillime nga shtatzënia e saj dhe nuk na i kursen as pozat me barkun e rrumbullakosur. Në postimin e fundit, moderatorja shfaqet në shtrat me robdeshambër dhe tregon se është bërë goxha “dembele”, aq sa kërkon “ndihmë” dhe waffles.

Në fakt, ky duket se është ushqimi i preferuar i Elitës gjatë shtatzënisë, pasi kërkon shumë e më shumë.“S’mund të ngrihem nga krevati. Dërgoni ndihmë ose waffles. Më dërgoni më mirë vetëm waffles.”- shkruan ajo.

https://www.instagram.com/p/CHdtr0mhR2k/