Showbiz

Shtëpia e prindërve të Taynas mbushet me dhuratat e fansave

Këngëtarja e dashur e publikut Tayna është llastuar nga fansat e saj të cilët i dërgojnë çdo ditë dhurata.

Ylli i muzikës me anë të një postimi në Insta Story ka treguar se shtëpia e prindërve të saj është mbushur me dhurata nga më të ndryshmet që i dërgohen çdo ditë nga fansat e zjarrtë.

Parfume, çokollata dhe libra pa fund në mënyrë që Tayna ta kalojë sa më mirë karantinimin. Megjithatë së fundmi reperja i është rikthyer koncerteve pas pandemisë.