Auto & Moto Bota Tech

Shteti i tretë që do të ofrojë patenta digjitale!

Shteti federal i Victorias ka njoftuar planet për testimin e patentëve digjitalë të shoferëve përpara se zbatimi i gjerë të fillojë vitin e ardhshëm. Testimi pritet të fillojë në korrikun e këtij viti në qendrën rajonale të Ballarat, me autoritetet të cilat njoftuan se qëllimi i tyre është që zbatimi i tyre të fillojë në të gjithë shtetin nga fillimi i vitit 2024.

Vendimi për testim thuhet se është marrë nga organet përkatëse drejtuese për të vlerësuar sigurinë e informacionit personal, si dhe qasjen në shërbim. Sipas sistemit të ri, shoferët do të jenë në gjendje të ruajnë një kopje digjitale të licencës së tyre brenda Service Victoria ose tek aplikacioni myVicRoads, të cilin do të munden ta instalojnë tek smartphone-et e tyre.

Kjo kopje digjitale do të përditësohet automatikisht për të pasqyruar ndryshimet në detajet e adresës, miratimet e reja ose pezullimet dhe anulimet e mundshme të patentave të shoferëve. Fillimisht, programi i licencës digjitale do të jetë në dispozicion vetëm për mbajtësit permanent të patentave, me nxënësit dhe shoferët e përkohshëm që ende u kërkohet të mbajnë patentën e tyre fizike me vete në çdo kohë.

Victoria do të bëhet shteti i tretë që do të ofrojë patenta digjitale të shoferëve, me Australinë e Jugut i cili ishte shteti i parë që e nisi zbatimin e teknoligjisë në tetorin e vitit 2017, teksa New South Wales nisi testimin gjithashtu në vitin 2017 në qytetin e Dubbo, përpara se të fillonte zbatimin në të gjithë shtetin në vitin 2019.