Celebrities Gossip Showbiz

Shtypi pulsantin, ja kush vendoset lideri i shtëpisë së “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Prej disa kohësh tashmë në shtëpinë e BBV ekziston një buton, i cili nëse shtypet, sjell për banorët përfitime por edhe dënime të ndryshme. Pasditen e sotme, ka qenë Juli ai që ka shtypur butonin dhe si pasojë është përzgjedhur si lideri i shtëpisë për këtë javë.

Banorë, butoni është shtypur. Juli do të jesh lideri i shtëpisë…

Prej mbrëmjes së djeshme pas mbarimit të prime-t, banorët kanë qenë shumë të nervozuar e ndër debatet e të bërtiturat nuk kanë munguar edhe gjestet e papërmbajtshme. E ditën e sotme Françeska është përplasur përsëri me Heidin, duke kaluar në ofendime dhe është shprehur se e vetmja gjë që Heidi di të bëjë është të ‘llapet’ me Romeon.