Bota

Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i njohur Fred Ward!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë aktori i njohur Fred Ward. Ward, i njohur për rolin e tij në “Tremors”, kaloi vitet e fundit të jetës së tij duke zhvilluar aftësitë e tij në pikturë. Përfaqësuesi i aktorit, Ron Hofman tha për ‘Fox News Digital’ se:

Me pikëllim njoftoj ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur Fred Ward, i cili ndërroi jetë të dielën, më 8 maj 2022, në moshën 79-vjeçare.

Shkaku i vdekjes së Ward nuk është bërë ende i ditur. Fituesi i “Golden Globe”, aktori dhe producenti, njihet më së shumti për “The Right Stuff”, “Remo Williams: The Adventure Begins”, “Tremors”, “Miami Blues”, “Henry & June”, “The Player” dhe “Short Cuts”.

Në vitet e fundit, Ward u shfaq në shfaqje televizive si “10.5”, “In Plain Sight”, “The United States of Tara”, “Grey’s Anatomy”, “Leverage” dhe “True Detective”. Fred ka lënë pas bashkëshorten Marie-France Ward dhe djalin e tij, Django Ward.