Bota

Shumica e republikanëve në Senat votojnë kundër gjyqit të Trump!

Republikanët amerikanë sinjalizojnë se Donald Trump nuk do të dënohet nga Senati për nxitje të trazirave të 6 janarit në Kongres ku humbën jetën 5 persona, mes tyre një polic. Në një votim të fundit, shumica e tyre në Senat votuan kundër procedimit të gjyqit të ish-Presidentit, çka sinjalizon se ai nuk do të dënohet.

Vetëm 5 nga 45 senatorët republikanë iu bashkuan 50 demokratëve të Senatit, që duan të vazhdojnë me gjyqin. Dënimi kërkon miratimin nga të paktën 17 prej tyre.

Gjyqi nuk është planifikuar të fillojë deri në javën e 8 shkurtit. Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët, ka votuar për shkarkimin e Trumpit, pak ditë para se ai të përfundonte mandatin presidencial, më 20 janar.