Celebrities Gossip Showbiz

Si do të donte Beniada që të ishte bota?

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Së fundmi Beniada ka postuar një ‘Ask’ në Instastory, ku ndjekësit e saj mund ti drejtojnë pyetje dhe bukuroshja është shprehur se do ti përgjigjet vetëm 2 prej tyre. Një prej pyetjeve ishte se si Beniada do të donte që të ishte bota sot dhe bukuroshja i është përgjigjur gjatë kësaj pyetjeje.

Në botë ku triumfon edukimi, respekti dhe dashuria. Një botë ku ata që e meritojnë janë të parët, një botë e përbërë nga njerëz të sjellshëm, pozitivë dhe të mirë. Një botë ku njerëzit kur ka një problem kanë guximin t’i thonë gjërat në fytyrë dhe jo pas shpine. Por bota është e bukur edhe në këtë mënyrë sepse në përgjithësi, secilika vendin që meriton.

Shpesh bukuroshja me anë të ‘Ask-eve’ në Instagram iu përgjigjet pyetjeve të ndryshme, por ditën e djeshne ishte vetë Beni që pyeti ndjekësit e saj se çfarë i bën ata të lumtur. Një prej tyre u përgjigj duke thënë se ajo që e ka bërë të lumtur është ndarja e Trixa-s dhe Donaldit dhe reagimi i modeles na tregoi shumë.