Showbiz

Si Emily Blunt apo si J-Lo?! Ja me cilën paraqitje pati më shumë sukses Luana

“Shiko Kush Luan” është një ndër programet më të dashura për shqiptarët në sezonin e ri të Top Channel. Kjo jo vetëm falë formatit argëtues por edhe falë ngrohtësisë që përcjell moderatorja, Luana Vjollca.

Krahas kësaj, ajo di si të tërheqë vëmendjen duke u paraqitur në çdo puntatë, joshëse dhe shumë seksi. Në episodin e parë të “Shiko Kush Luan”, Luana u shfaq me një fustan të kuq i stiluar nga Alexandër McQueen. Ky fustan kaq shumë i komentuar është veshur për herë të parë nga Emily Blunt në premierën e filmit të saj “A Quiet Place II” në muajin mars.

Një detaj, që ne në Top Albania Radio e vumë në dukje duke bërë edhe një krahasim mes dy bukurosheve se cila prej tyre dukej më bukur me këtë veshje. Në sondazhin që publikuam në faqen tonë zytare të Instagram-it, Luana u votua si më e bukura me fustanin e Alexandër McQueen duke rrëmbyer 60% të votave të publikut!  Të njejtën gjë bëmë edhe pak ditë më parë në mbrëmjen e Halloween-it. Moderatorja dhe këngëtarja ‘u maskua’ si Jennifer Lopez por jo nga ato paraqitjet e zakonshme të saj.

Fillimisht na lini t’ju zbulojmë se ajo zgjodhi të vishej me fustanin ikonik të “Versace”, për të cilin është komentuar edhe kur e solli në sfilatën e të njejtës firmë muaj më parë. Luana dukej për mrekulli në këtë paraqitje, ndërsa menjëherë mori komente të shumta nga ndjekësit. Kujtojmë se Jennifer Lopez është shfaqur për herë të parë me këtë fustan në vitin ’00 por duke e rikthyer pas 20 vitesh në sfilatën e fundit të “Versace” me një stil më modern dhe një trup akoma më të tonifikuar.

Por çfarë ka zgjedhur këtë herë publiku, Luanën apo divën e muzikës Jennifer Lopez?! Ndjekësit tanë në Instagram në paraqitjen e fundit kanë vendosur të shkojnë me Jennifer Lopez pa e menduar 2 herë, e jo më kot atë e quajnë një divë. Luana ka humbur ndjeshëm kundrejt yllit të hitit “Pa Ti” duke marrë vetëm 36% të votave të publikut.