Celebrities Showbiz

Si ndikoi kujdestaria e të atit në pasurinë e Britney Spears?!

Ylli i muzikës pop, Britney Spears, është duke u shëruar nga ndryshimet e shumta që kanë ndodhur në jetën e saj. Këngëtarja e cila ka kaluar 13 vitet e fundit nën një kujdestari duke qenë në kontroll nga babai i saj, Jamie Spears, po lirohet tani plotësisht. Më 12 Gusht, Jamie tha se do ta japë dorëheqjen si kujdestar i së bijës dhe më 29 shtator u zëvendësua nga avokati John Zabel.

Fati i kujdestarisë do të përcaktohet në një seancë dëgjimore më 12 nëntor. Ekipi i këngëtares Britney Spears dëshiron të sigurohet që ajo të jetë e përgatitur për sukses në rast se kujdestaria e saj përfundon këtë vit. I gjithë procesi gjyqësor, ndër të tjera ka qenë dhe një çështje shumë e kushtueshme.

Por sa është vlera e pasurisë së Britney Spears në momentin që po flasim? Britney aktualisht ka një pasuri neto prej 60 milionë dollarësh, pasi ka shitur mbi 100 milionë albume në mbarë botën. Megjithatë, këngëtarja e muzikës pop i ka kaluar 13 vitet e fundit në pamundësi për të kontrolluar asgjë nga pasuritë e saj financiare.

Në vitin 2008, pasi Britney pësoi disa probleme në lidhje me shëndetin mendor, babai i saj, Jamie Spears, mori nën kontrollë financat e artistes duke u bërë kështu kujdestari i saj për 13 vite rresht. Megjithatë, këtë vit, pas një beteje të gjatë ligjore mes këngëtares dhe babait të saj, të drejtat e Jamie Spears si kujdestar u pezulluan dhe kontabilisti John Zabel ka marrë përkohësisht detyrën e kujdestarit.

Revista “Forbes” zbuloi së fundmi se Jamie Spears ishte paguar të paktën pesë milionë dollarë që nga viti 2008. Këto shuma, si dhe një numër pagesash për avokatët në përpjekjen për t’i dhënë fund kujdestarisë së saj do t’i kushtojnë Spears një shumë të konsiderueshme parash.

Rikujtpjmë se, babai dhe ish-kujdestari i saj, Jamie Spears, vazhdon të shqetësohet për diçka pas fundit të kujdestarisë. Një burim për “Page Six” tha se Jamie është i shqetësuar se si Britney do ta përballojë të qenit e vetme për herë të parë pas 13 vjetësh. Burimi u shpreh:

Ekziston një shqetësim i vërtetë nga ana e Jamie se Britney do të përballet me sfida nëse kujdestaria merr fund dhe se ajo nuk do të dijë t’i përballojë ato siç duhet.