Celebrities Gossip Showbiz

Si rrallëherë, Arbana Osmani ndan një foto të së bijës me ndjekësit në Instagram!

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të talentuara në vendin tonë. Ajo ka prezantuar shumë emisione që kanë bërë bujë, ndër të cilët veçojmë programin që arriti të thyente çdo record, Big Brother Vip.

Ditën e sotme Arbana ka publikuar një galeri fotosh, të miqve dhe familjarëve që kanë vizituar biznesin e saj mirëpo mesa duket “klientja” më e veçantë e saj është Zoi, e cila duket si një ëmbëlsirë e vërtetë. Në galerinë e fotove, Zoi shfaqet me një fustan të zi, me jakë të bardhë, teksa mban në dorë një mollë jeshile.

Luizi dhe Kiara kanë konfirmuar me videoklipin mjaft të ëmbël se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti do të sjellë në jetë një vajzë dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq. Mes urimeve të shumta të ndjekësve të tij dhe personazheve të tjerë VIP, ka marrë vëmendjen komenti i moderatores Arbana Osmani, me të cilën prej disa kohësh është aluduar për një grindje dhe mosmarrëveshje profesionale. E duket se Arbana i vuri pikat mbi “i’  kësaj çështje me komentin e bërë për shtatzaninë e Kiarës, ku uron çifitn me bekime për këtë lajm të gëzueshëm.