Aktualitet Design Fashion link in bio Live From Tirana Showbiz

Mes Bora Zemanit dhe Arbana Osmanit, kush vishet më mirë? Frenki Ceko dhe Ermin Kalemi japin opinionin e tyre për këtë dhe jo vetëm!

Të ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Live From Tirana’ ishin Frenki Ceko dhe Ermin Kalemi. Modelja dhe stilisti na folën më shumë rreth platformës “Fabolous” dhe rreth sfilatës së modës në Tiranë. Ato e nisën intervistën duke thënë:

”Fabolous” është një platformë për stilistët të cilët vazhdojnë akoma punën e dorës, pra të cilët prodhojnë në pakicë. Qëllimi është promovimi i stilistëve shqiptarë në tregun ndërkombëtar.

Sfilata e “Fabolous” u zhvillua në pallatin e Brigadës, përse kjo zgjedhje?

Besoj që ishte vendi që i përshtatej më së miri.

Të pyetur se kush mori pjesë në këtë event, ato u shprehën:

Mund të përmendim Aga Clothing, Altin Mici, Frenki Ceko etj.

A ka patur personazhë që keni ftuar dhe kanë dashur para?

Jo, nuk na ka rastisur.

Sa kushtojnë fustanet që shikojmë në sfilatë?

Variojnë nga 150 euro deri në 2000 euro.

Cilët janë personazhet shqiptarë që vishen më mirë?

Jonida Maliqi dhe Lori Hoxha.

Po mes prezantueseve si Arbana Osmani, Bora Zemani, Kiara Tito dhe Megi Pojani, kush vishet më mirë?

Mendoj që Bora vishet më mirë.