Health & Beauty

Si ta kuptoni në kohë që fëmija juaj po vuan nga tensioni i lartë i gjakut…

Fëmijët dhe të rinjtë që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, rrezikohen që të vuajnë edhe në moshë madhore prej tij. Sipas një studimi në Kanada, publikuar në vitin 2022 nga National Library of Medicine, hipertonia është një ndër shkaqet më të shpeshta të vdekjeve në botë. Shkaqet më të shpeshta janë adipositas, mungesa e lëvizjes ose një sëmundje kronike e veshkave. Edhe pesha e ulët në lindje mund të jetë një faktor i mundshëm rreziku, po ashtu si edhe predispozita gjenetike, kur edhe prindërit vuajnë nga hipertonia.

Nëse prindërit pijnë duhan edhe kjo ndikon negativisht në tensionin e gjakut tek fëmijët. Kur një fëmijë ka marramendje, mospërqendrim në mësim e lexim ose gjakderdhje nga hundët, tensioni i lartë mund të jetë shkaku. “Eshtë e rëndësishme, që në fëmijëri dhe në moshë të re t’i kushtohet vëmendje tensionit”, këshillon Robert Dalla-Pozza nga Klinika e Universitetit Ludwig-Maximilian të Mynihut.

Kjo vlen kryesisht për fëmijët, të cilët kanë kaluar infeksion në kanalet urinare apo u janë prekur edhe veshkat nga infeksioni, ose për fëmijët e lindur me veshka difektoze, me cist të veshkave apo ngushtim të arterieve të veshkave.

Ushqyerja jo e shëndetshme është një ndër arsyet, përse shumë fëmijë vuajnë nga tensioni i lartë.

Kur fëmijët në vendet në zhvillim ndjekin mënyrën perendimorë të jetesës, ata çuditërisht jo vetëm preken nga sëmundjet tipike të civilizimit, si mbipesha, por si rrjedhojë e kësaj preken edhe nga hipertonia. 

Nga tensioni i lartë gjaku vazhdimisht pompohet me shumë presion nëpër paretet e enëve të gjakut dhe në trup. Enët e gjakut tendosen. Kjo është e rrezikshme tek fëmijët, sepse arteriet dhe venat e tyre kanë një diametër më të vogël se tek të rriturit. Sforcimi prej tensionit të lartë mund të rrisë tek fëmijët rrezikun për arteriosklerozën. Pasojat janë sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut e në rastin më ekstrem mund të ndodhë goditje në tru që në moshë të re. Dëmtimi i syve është një pasojë tjetër e mundshme. Meqënëse adipositas është një ndër shkaqet kryesore për tensionin e lartë, në plan të parë duhet të jetë lëvizja, sa më shumë aktivitete fizike si dhe sa më shumë ushqime të shëndetshme.