Health & Beauty

Si të humbisni peshë…/Trajnerja e fitnesit dhe nutricionistja Maddie Kossin jep 3 këshilla të rëndësishme!

Maddie Kossin, një trajnere fitnesi dhe nutricioniste ka zbuluar së fundmi 3 këshilla që do ju vijnë në ndihmë për të humbur peshë. Kossin e cila numëron më shumë se 272,000 ndjekës në TikTok ka arritur vetë që të shndërrohet në trup. Këshilla e parë e Kossin është të merrni një shishe të lezetshme uji dhe ta merrni me vete kudo që të shkoni.

Pini para se të hani dhe pini pasi të keni ngrënë. Pini gjithashtu mes vakteve. Mësohuni ta merrni kudo dhe të pini sa më shumë ujë. Kjo nuk është e vështirë për t’u bërë. Mos u justifiko për këtë.

Këshilla e saj e dytë është të ecni për 20 minuta çdo ditë dhe gjithashtu të shkruani qëllimin tuaj aktual për humbjen e peshës.

Pra, nëse qëllimi juaj është të humbni 30 kilogramë, shkruani: “Jam shumë mirënjohës që kam humbur 30 kilogramë dhe ndihem shumë mirë. Nëse i bëni këto tre gjëra çdo ditë, shikoni se si ndryshon jeta juaj, veçanërisht në mentalitetin tuaj.