Health & Beauty

Si të parandalojmë plasaritjen e buzëve?!

Ndryshe nga pjesët e tjera të trupit, buzët nuk përmbajnë gjëndra vaji. Kjo sjell ndjeshmërinë e tyre të tepruar ndaj tharjes e çarjeve.

Mungesa e lagështisë mund të sjellë përkeqësim të gjendjes, qoftë i nxitur nga moti apo i lidhur me mungesën e kujdesit ndaj vetes. Gjatë stinës së dimrit vihet re se plasaritja e buzëve është më e shpeshtë, kjo për shkak të mungesës së lagështisë në ajër. Edhe ekspozimi i shpeshtë në diell gjatë verës mund ta përkeqësojë gjendjen po njëlloj.

Një tjetër shkak i buzëve të plasaritura është edhe vesi për t’i lëpirë ato, shpesh edhe pa vetëdije. Studime tregojnë se pështyma mund të heqë lagështinë nga buzët, duke shkaktuar më shumë thatësi.

Cilët janë faktorët e rrezikut për buzë të plasaritura?!

Të gjithëve na ndodh të na plasariten buzët, veçanërisht nëse lëkura e tyre është e thatë.

Marrja e ilaçeve dhe mjekimeve të caktuara gjithashtu mund të rrisë rrezikun për këtë dukuri. Disa prej tyre janë:

1. Vitamina A
2. Retinoide (Retin-A, Differin)
3. Litium (përdoret për të trajtuar çrregullimin bipolar)
4. Ilaçe të kimioterapisë.

Dehidratimi/Kequshqyerja

Njerëzit që janë të dehidruar ose të kequshqyer, kanë më shumë gjasa të kenë buzë të plasaritura. Nëse mendoni se njëra prej këtyre është arsyeja e çarjeve në buzët tuaja, konsultohuni menjëherë me mjekun, pasi të dyja janë gjendje serioze.

Dehidratimi shkakton edhe simptoma si:

1. Marramendje
2. Kapsllëku
3. Më pak urinë
4. Gojë e thatë
5. Dhimbje koke

Në raste të rënda, një person që vuan nga dehidratimi mund të përjetojë presion të ulët të gjakut, ethe ose rrahje të shpejta të zemrës.

Kequshqyerja karakterizohet nga simptoma shumë të ngjashme me dehidratimin. Por duke shtuar dhe:

1. Muskuj të dobët
2. Dhëmbë të prishur
3. Bark i fryrë.

Njerëzit me varësi nga alkooli janë gjithashtu më të ndjeshëm ndaj kequshqyerjes për shkak të mungesave të vitaminave, përdorimi i tepërt i alkoolit mund të ndërhyjë në thithjen e vitaminave të trupit. Të moshuarit, janë në rrezik më të lartë për kequshqyerje sepse ulja e oreksit është e zakonshme.

Si t’i trajtojmë ato?!

Buzët e copëtuara zakonisht mund të trajtohen në shtëpi. Duhet të siguroheni se kanë lagështi mjaftueshëm. Kjo mund të arrihet duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

1. Aplikimi i zbutësit të buzëve gjatë gjithë ditës.
2. Pini sa më shumë ujë.
3. Mbuloni gojën me një shall kur moti është shumë i ftohtë.
4. Përdorni krem mbrojtës ndaj diellit.
5. Mos përdorni zbutës buzësh me aromë, sepse gjasat janë që do ta lëpini.
6. Mos i lëpini buzët.