Showbiz

Sinan Hoxha zbulon dhuratën e ditëlindjes për bashkëshorten e tij

Pak ditë më parë Andrra Destani, bashkëshortja bukuroshe e këngëtarit Sinan Hoxha festoi ditëlindjen.

Lule, urime dhe dhurata erdhën në emër të saj por asgjë nuk ishte aq e veçantë sa ajo e Sinanit të cilën ai e ka zbuluar vetëm pak orë më parë nëpërmjet një postimi në Instagram.

Ai e ka surprizuar me një biletë çift drejt Singaporit për të shijuar disa pushime në intimitet në vendin aziatik. Krahas punës së ngarkuar dhe të qenit prind nuk ka asgjë më të bukur sesa të shkëputesh për pak ditë për disa pushime.