Celebrities Sport

Sipas “Forbes”, Lionel Messi kryeson listën e sportistëve më të paguar për vitin 2022!

Pavarësisht një sezoni zhgënjyes në fushë, ylli i Paris Saint-Germain Lionel Messi është shpallur atleti më i paguar në botë gjatë 12 muajve të fundit, sipas ‘Forbes’. Sensacioni i futbollit raportohet se do të sjellë fitime bruto para taksave prej 130 milionë dollarë në vit nga ndjekjet në fushë dhe jashtë fushës, duke e mbajtur atë përpara lojtarëve si LeBron James dhe rivalin Cristiano Ronaldo në listën e më të pasurve.

Ndërkaq, njihuni me listën e ‘Forbes Top 10’, 2022:

Lionel Messi: $130 milion
LeBron James: $121.2 milion
Cristiano Ronaldo: $115 milion
Neymar: $95 milion
Stephen Curry: $92.8 milion
Kevin Durant: $92.1 milion
Roger Federer: $90.7 milion
Canelo Alvarez: $90 milion
Tom Brady: $83.9 milion
Giannis Antetokounmpo: $80.9 milion

Lionel Messi për rekord edhe jashtë fushës së futbollit, teksa fanella e veshur nga argjentinasi kur shënoi golin e 500-të në karrierë është shitur për shifrën e 425.000 eurove. Goli i Messit përkoi në një El Classico të 23 prillit në vitin 2017, një sfidë të cilën katalanasit e fituan në Madrid kundër Realit me shifrat 2-3 me “pleshtin” që shënoi dy gola dhe festoi në një mënyrë krejtësisht të veçantë para publikut të Santiago Bernabeut.

Rikujtojmë, se në vitin 2021 Lionel Messi fiton sërish Topin e Artë, për herë të 7-të në karrierë duke u bërë kështu edhe një nga të mëdhenjtë e historisë së futbollit. Me një diferencë fare të ngushtë pikësh, ylli argjentinas mposhti konkurencën e Robert Lewandowskit duke e thelluar në 2 trofe avantazhin ndaj rivalit të tij të madh Cristiano Ronaldo përsa i përket Topit të Artë.