Skema e re sociale, Tabaku: Premtimet e Ramës njësoj si listat 100% të hapura!

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me skemën e re sociale të prezantuar nga kryeministri Rama mëngjesin e sotëm. Duke ironizuar, ajo shkruan përmes një postimi në Facebook se premtimet e kryeministrit janë njësoj si listat e hapura. Ajo thotë se kryeministri ka 8 vite që mohon realitetin e varfërisë në Shqipëri.