Aktualitet

Sondazhi i TAR/A duhen lejuar pedagogët të hyjnë në grevë urie apo qeveria duhet të rrisë pagat?

Sindikata e pedagogëve është në pritje të nisjes së grevës së urisë, për plotësimin e kërkesave të tyre për rritjen e pagës dhe cilësisë së arsimit. Në një deklaratë për mediat para pak ditësh, ata kërkuan garanci për jetën nga faktorët ndërkombëtarë dhe nga institucionet shtetërore. Kreu i Sindikatës, Aleksandër Kovaçi ka thënë:

Nëse marrim një përgjigje jemi 30 pedagogë që futemi në grevë. Në pamundësi të marrjes së një përgjigje nga qeveria, Sindikata i drejtohet presidentit dhe institucuioneve të rendit për garantimin e jetës së pedagogëve që do të hyjnë në grevë urie dhe familjarëve të tyre. Ne jemi këtu për mbrojtjen e arsimit dhe vlerës njerëzore. Besojmë shumë se është çështje që i takon të gjithëve.

Bojkotin e përditshëm, që prej nisjes se vitit të ri akademik në muajin tetor, pedagogët kanë vendosur ta përshkallëzojnë. Prej dy ditësh, Sindikata ka deklaruar se ka iniciativën e disa pedagogëve për tu futur në një grevë ngujimi simbolike, të cilët do të jenë nga universitete të ndryshme, si ai politeknik, i arteve apo Tiranës. Bojkoti i mësimit nga sindikata ka qenë i përçarë, pasi jo të gjithë pedagogët u janë bashkuar. Ndërsa një pjesë qëndroni jashtë fakulteteve, pjesa tjetër ka vijuar me mësimin normalisht.

Në lidhje me këtë situatë, në faqen e web-it të Top Albania Radio-s është zhvilluar një sondazh me pyetjen “A duhen lejuar pedagogët të hyjnë në grevë urie apo qeveria duhet të rrisë pagat?” dhe rezultatet janë si më poshtë:

Ndërkohë sondazhi i ri i Top Albania Radio-s e ka kthyer vëmendjen tek situata e krijuar në lidhje me emigrantët në Angli.Ditët e fundit emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe janë kthyer në lajmin kryesor të mediave atje, për shkak të debatit të krijuar pas deklaratave skandaloze të disa zyrtarëve që i kanë etiketuar si kriminelë. Polemika të shumta u krijuan pas reagimit të kryeministrit Edi Rama ndaj deklaratave të ministres së Brendshme britanike lidhur me përfshirjen e emigrantëve shqiptarë në veprimtari kriminale. Pytetja e sondazhit është “A janë emigrantët shqiptarë në Britani rrezik për vendin siç deklaron qeveria?” për të votuar kliko këtu.