Aktualitet Sociale

Sondazhi TAR/Fund bojkotit, pedagogët rinisin procesin mësimor. A duhen rishikuar kërkesat e tyre?

Bojkotin e përditshëm, që prej nisjes se vitit të ri akademik në muajin tetor, pedagogët vendosën ta përshkallëzojnë. Pak kohë më parë, Sindikata ka deklaruar se ka iniciativën e disa pedagogëve për tu futur në një grevë ngujimi simbolike, të cilët do të jenë nga universitete të ndryshme, si ai politeknik, i arteve apo Tiranës. Bojkoti i mësimit nga sindikata ka qenë i përçarë, pasi jo të gjithë pedagogët u janë bashkuar. Ndërsa një pjesë qëndroni jashtë fakulteteve, pjesa tjetër ka vijuar me mësimin normalisht.

Ndodhur përballë kësaj situate kritike, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, e interesuar për normalizimin dhe zhvillimin e suksesshëm të jetës akademike vendosi: Pezullimin e bojkotit dhe rinisjen e procesit mësimor, për të përmbushur detyrimin tonë akademik, atë të përçimit të dijes tek studentët. Vazhdimin e protestës me të gjitha format demokratike dhe institucionale, përfshirë protestat kombëtare universitare periodike, deri në vlerësimin dhe zgjidhjen e kërkesave të parashtruara. Të gjitha llojet e protestave, përfshirë grevat e çdo lloji, vazhdojnë të qëndrojnë si mundësi finale për realizimin e të gjitha kërkesave të Peticionit dhe më gjerë!

Duke qenë se procesi mësimor ka filluar të zhvillohet normlisht, në lidhje me këtë situatë, në faqen e web-it të Top Albania Radio-s është zhvilluar një sondazh me pyetjen “Fund bojkotit, pedagogët rinisin procesin mësimor. A duhen rishikuar kërkesat e tyre?” dhe rezultatet janë si më poshtë:

Në prag të protestës së dytë kombëtare të thirrur nga opozita skenarët e protestës po mbahen sekret nga organizatorët. Sali Berisha zgjodhi të mos zbulojë shumë nga strategjia e opozitës, por paralajmëroi se të shtunën qytetarët nuk janë ftuar vetëm për një xhiro në bulevard. Lidhur me këtë zhvillim në TAR është zhvilluar një tjetër sondazh me pyetjen “A mendoni se në protestën e nesërme të thirrur nga opozita do të ketë akte dhune?” Kliko këtu për të votuar.