Celebrities Ndryshe Politikë

Sonila Meço rrëfen për fillimet e karrierës së saj dhe luftës në Ukrainë!

‘Pardon My French’ erdhi këtë episod ashtu si çdo të mërkurë me të ftuar Ylli Limanin në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë gazetaren e njohur Sonila Meço. Nuk e kemi parë shpesh në intervista ndaj kurioziteti se si e ka nisur këtë rrugëtim është i madh. Meço gjithashtu na tregoi versionin e saj se si e sheh çfarë po ndodh në Ukrainë në këtë kohë lufte.

Fillimisht, gazetarja na tregon se si u përfshi në botën e televizionit.

Vazhdova për financë. U deklarua që tre studentët me mesataren më të lartë do ishin pedagogë dhe thashë Sonila jepi forca dhe më vendosën menjëherë pedagoge. Kisha dal me shoqen time të ngushtë, kisha bërë një debat me mamin dhe isha gjithë kohës vetëm turfulloja. Pandi Laço më telefonoi dhe hodhi një ide, më tha ke trupin, ke imazhin, pse nuk e provon. Provën e kam bërë me Artur Bejzaden, bëhej fjalë për emision sporti. Ai ishte një emison sportiv dhe mua më veshën një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve, isha shumë e dobët. Në lajme kam qenë një tmerr. Më kujtohej Martin Lekaj që i shkruan Aleksandër Frangaj dhe i thotë kush është kjo skandaloze që ke marrë. 

Çfarë mendimi ka Sonila lidhur me zhvillimet që po ndodhin momentalisht në Ukrainë?

Lufta në Ukrainë, pjesa më e madhe e atyre që shfaqen janë ‘fake’, nuk janë të vërteta, sepse ndikon propaganda. Mediat ndjekin ‘skupin’, jam bërë shumë e kujdesshme në përzgjedhje. Fajtori kryesor është Putin, duhet të kesh mendjen e një diktatori që ta bësh këtë. Do jetë e gjatë, lufta mund të jetë më e shkurtër, po lufta nuk është vetëm bombat. Ajo është tashmë përtej. Bota e mori mësimin që ai buton nuk i jepet çdo aventurieri në dorë.