Sport

Sonte derbi Tirana-Partizani, sfida do të luhet pa tifozë

Sonte në 20:45 në “Air Albania Stadium” luhet derbi i Kryeqytetit Tirana–Partizani. Sfida do të luhet pa tifozë, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID-19. Ndërkaq policia thotë se janë marrë një sërë masash teknike dhe organizative në një zonë më të gjerë se perimetri i stadiumit. Blutë e kryeqytetit thonë se synojnë jo vetëm mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, por dhe moslejimin e grumbullimit të tifozëve.