Sport

Sonte Europa League përball Manchester United me Romën!

Sonte është rradha e Europa League pas Champions League për të zhvilluar dy ndeshjet gjysmëfinale që është edhe faza me emocionuese e këtij kompeticioni.

Në Angli Manchester United do të presë Romën e cila ka pretendime të mëdha për fitimin e kësaj kupe por përballë gjen një kundërshtar jo vetëm më të fortë në letër, por edhe të uritur për të mbyllur sezonin me një trofe. Skuadra e drejtuar nga Solskjaer Martial dhe Jonson, ndërsa te italianët vijojnë të jenë të dëmtuar Zaniolo dhe Pedro.

Në prag të përballjes së parë trajneri i Romës Fonseca është shprehur se ‘është një mundësi e artë jo vetëm për klubin, por për qytetin dhe lojtarët. Ata kanë lojtarë tejet cilësorë, por ne nuk do luajmë në Angli vetëm për t’u mbrojtur’,-tha ai.

Ndërkohë përballja tjetër gjysmëfinale do luhet në Spanjë mes Villareal dhe Arsenal. Për vendasit është një shans i artë për të triumfuar në kontinentin e vjetër, ndërsa Arsenal kërkon fitoren jo vetëm për Kupën, por edhe për të siguruar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi kjo është mundësia e vetme.

Villareal në ndeshjen e parë ka të padisponueshëm Iborra-n, ndërsa te londinezët mungon David Luiz, i cili është i dëmtuar.