Sport

Tenis, Rafa Nadal në versionin e ‘gladiatorit’, përmbys Bergsin në Romë

Rafael Nadal, ish-kampioni i botës në tenis ia ka dalë që të fitojë me përmbysje kundër belgut Zizou Bergs dhe të kalojë në raundin e 1/32 të “Roma Open” që po zhvillohet në kryeqytetin e Italisë.

Spanjolli nuk ishim gati. As tifozët nuk ishin të përgatitur për t’i dhënë lamtumirën kaq shpejt kampionit që ngriti 10 herë trofeun në Romë. Rafa Nadal po vuan, por nuk është ende koha të largohet nga ‘Foro Italico Center’, mbretëria e tij prej shumë vitesh.

Nadal “i dhuron” një set belgut Bergs, i 108-ti në botë dhe më pas ia kthen ndeshjen duke e mbyllur 4-6 6-3 6-4. Është e vërtetë, ky Nadal ka pak të bëjë me atë që triumfoi dhjetë herë, që fitoi 14 Roland Garros dhe 24 Slam. Ndonjëherë e gjen veten duke tundur kokën sikur të thotë “jo hajde, Rafa, nuk mund ta bësh këtë budallallëk”. Por në fund shpërthen klithma e luftëtarit dhe ‘gladiatorit’ nga brenda shpirtit.

Vitin e fundit Nadal është shoqëruar nga shumë dëmtime dhe do jetë ky turne që do vendos nëse fiziku ia lejon që të marrë pjesë në Roland Garros dhe në “Paris 2024” për Lojërat Olimipike.

Sidoqoftë 37-vjeçari nuk është dorëzuar dhe gjen të shtunë në turneun e Romës përballjen me polakun Hubert Hurkacz (27 vjeç).