Aktualitet

Sot fillon vaksinimi anti-COVID në Berat!

Ditën e sotme pritet të fillojë vaksinimi edhe në qytetin e Beratit për mjekët dhe infermierët. Vaksinimi do të kryhet në hollin e pallatit të kulturës “Margarita Tutulani” ku pritet të jetë dhe kryeministri Edi Rama.

Gjithsej kanë mbërritur 300 vaksina. Krahas vaksinimit të mjekëve vijon edhe vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç dhe personelit kujdestar të tyre në azile. Ndërkohë pak ditë më parë në vendin tonë mbërritën dhe 8190 vaksina të tjera Pfizer.

Vaksina anti-COVID e Pfizer-it që po aplikohet dhe në Shqipëri është shumë efektive në parandalimin e rasteve serioze ose vdekjes kjo edhe vetëm pas një doze. Në këtë përfundim del një studim izraelit pas testimeve të më shumë se 500 mijë të vaksinuarve. 62% konfirmohet efektiviteti në parandalimin e formës së rëndë të sëmundjes pas dozës së parë e 92% kur merren të dyja dozat.