Aktualitet Politikë

Sot Kongresi i PS-së, prezantohen synimet për mandatin e 4-rt!

Partia Socialiste ka zgjedhur 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë për të mbledhur Kongresin, ku do prezantohet transformimi i kësaj force politike, si dhe synimet për një mandat të katërt.

Kongresi fillon në orën 11:45 e është menduar të ndahet në 6 panele. Në të parin do të diskutohet për Reformën në Drejtësi dhe Luftën kundër Korrupsionit: Legjislacioni, zbatueshmëria, afrimi me Bashkimin Europian e Inteligjenca Artificiale.

Në panelin e dytë të mesditës, ora 12:00, pritet të diskutohet për prioritetet zhvillimore: Infrastruktura, energjia, financat, turizmi, bujqësia, si dhe kultura.

Në panelin e tretë, ora 13:00, në fokus janë shërbimet publike: Arsimi, shëndetësia e mbrojtja sociale, sipërmarrja, si edhe arsimi profesional.

Në panelin e katërt, ora 14:00, do të diskutohet në lidhje me qeverisjen vendore: Reforma Territoriale, ekonomia vendore, shërbimet e mjedisi.

Në panelin e pestë, ora 15:00, flitet për sigurinë dhe Shqipërinë në botë.

Në panelin e gjashtë, ora 15:50 diskutimet do të jenë për Partinë Socialiste në vitin 2030, ndërsa në orën 16:40, kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalimin e tij.