Rajoni

Sot vendoset për kujdestarinë e vajzës së Caroline; Babis i dyshuar dhe për vrasjen e komshiut

Gjykata greke vendos sot rreth kujdestarisë së Lydia, vajza e Caroline Crouch, e cila u mbyt për vdekje nga bashkëshorti i saj Babis.

Siç është bërë e njohur, familja e viktimës që jeton në Alonissos kërkon kujdestarinë ekskluzive të të miturës, me pretendimin se në Athinë, ajo do të jetë gjithmonë vajza e vrasësit.

Nga ana tjetër, familja e pilotit 33-vjeçar, kërkon kujdestarinë e përbashkët, duke kërkuar që e mitura të jetojë me ta nga tetori në prill të çdo viti, ndërsa pjesën tjetër të kohës ta kalojë me gjyshërit e tjerë.

Punonjësit socialë kanë përgatitur raporte përkatëse dhe ua kanë dorëzuar prokurorëve miturve që merren me çështjen, në mënyrë që të vendoset në gjyq.

Rikujtojmë se Babis vrau Caroline pas debateve të shumta gjatë martesës së tyre dhe u shtir për më shumë se një muaj për një grabitje të dhunshme.

Për të inskenuar këtë grabitje dhe për të shpëtuar nga burgu, ai vari qenin e tij dhe lajmëroi policinë.

Jo vetëm gruan, piloti grek tani po dyshohet se vrau edhe shokun e tij të ngushtë

Policia po verifikon për të parë nëse piloti grek që vrau gruan e tij 20-vjeçare, mund të ketë lidhje edhe me vdekjen e mistershme të pronarit të një restoranti, i cili ishte miku i tij.

Harallambos Anagnostopoulos e mbyti Caroline Crouch, me një jastëk në sytë e vajzës së tyre të vogël dhe u përpoq të devijonte hetimet e policisë nga vetja, nën pretendimin se krimin e kishte kryer një bandë fantazëm grabitësish të dhunshëm.

Tani po verifikohet nëse Babis, siç njihej ndryshe, ka lidhje me vdekjen e 53-vjeçarit Stavros Dogiakis, i cili u gjet i i pajetë në 22 qershor me një plagë plumbi në kokë. Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për një vetëvrasje, por miqtë e 53-vjeçarit pyesin se si është e mundur qe ai kishte plagë edhe në kokë, dhe në gjoks.

Dogiakis ishte fqinj i çiftit në Athinë, ndërsa Caroline dhe Babis e frekuentonin rregullisht restorantin e tij.

Policia po fokusohet edhe tek të ardhurat e pilotit, që bënte pushime ekzotike, qëndronte nëpër hotele shumë të shtrenjta dhe kishte motoçikleta mjaft të kushtueshme në një kohë kur rroga e tij ishte 3 mijë euro në muaj.

Vendosja e 32-vjeçarit në seksionin e krimeve jo të dhunshme të Koridhalosë ka shkaktuar zemërim në radhët e publikut.

“Jeni çmendur? Ky njeri vrau gruan, vrau qenin e familjes, gënjeu policinë për 6 javë rresht dhe ju e vendosni në qeli VIP-ash”, pyeti i acaruar një shikues që i telefonoi një televizioni grek.