Film & Tv

Steven Spielberg realizon ëndrrën, vjen remake i “West Side Story”!

Realizim i diçkaje të ëndërruar që në fëmijëri, dëshira për të treguar përsëri ndasitë e botës, frika për të prekur diçka të shenjtë, nevoja për ta përshtatur me kohën në të cilën jetojmë dhe dëshira për të risjellë leksionin universal të kësaj vepre. Këto janë vetë disa prej arsyeve që shtynë Steven Spielberg-un të vërë dorë te “West Side Story” dhe për të parën herë, regjisori “çimentohet” në një musical, një remake i kryeveprës që debutoi në Broadway, më 1957-ën e që 50 vite më parë, në të parin version kinematografik, bëri për vete publikun e kritikën, duke fituar 10 Oscar.

Isha 10-vjeç kur dëgjova për herë të parë diskun e West Side Story, ajo muzikë ka mbetur në kokën time. Tani po arrij të realizoj ëndrrën e të mbaj premtimin që i bëra vetes: Duhet të bësh West Side Story.

I frymëzuar nga musical-i i Broadway-t i 1957-ës, me libret të Arthur Laurents, fjalët nga Stephen Sondheim e muzikë të Leonard Bernstein, falë regjisorit Robert Wise u realizua filmi, ndoshta më revolucionari i universit muzikor.

Një lloj Romeo dhe Zhuljete në West Side të Nju Jorkut, ku dy banda përballen për kontrollin e territorit, në emër të urrejtjes racore: Jets e Sharks, respektivisht indigjenë e portorikanë. Por, papritur mes rivalëve lind dashuria ndërmjet Tony-t e portorikanes Maria, një dashuri e madhe e tragjike, pikërisht si ajo shekspiriane.

Eshtë Romeo e Zhuljeta, si edhe një alegori shumë aktuale e asaj që po ndodh në kufijtë e vendit tonë, të sistemeve amerikane që refuzojnë ata të cilët nuk janë të bardhë. Në këtë West Side Story të ri, personazhet bëjnë e thonë gjëra që nuk i thonin e bënin në filmin origjinal të vitit 1961. Kjo tregon vendosmërinë tonë për të thelluar historinë e jetës reale të atyre të rinjve, banorë të Lincoln Square e San Juan Hill. Historia e vërtetë e atij komuniteti është shumë më e pasur dhe e rëndësishme e donim ta thellonim në versionin tonë, në këtë musical.

Jam i bindur se historitë e mëdha duhen treguar pafundësisht, pjesërisht për të pasqyruar perspektivat dhe periudhat e ndryshme historike.

Për Tony Kushner, skenarist e producent ekzekutiv: “Muzika është e adhurueshme e fantastike dhe duket se çdo gjë po ndodh vetëm tani”.