Celebrities Gossip Showbiz

Stresi sqaron një herë e mirë marrëdhënien me Keisin duke na treguar sërish dashurinë e tij për të!

Stresi dhe lidhja e tij me shumë ulje-ngritje me Keisi Bezhanin është përfolur gjatë në media dhe mesa duket kjo gjë i ka ardhur në majë të hundës reperit. I pyetur sërish në një ‘Ask’ nga ndjekësit e tij se si është Keisi, ai është përgjigjur paksa i irrituar nga kjo pyetje që duket se i bëhet shumë shpesh.

Po ua shpjegoj një herë e mirë të gjithëve ju që me zor e prisni këtë lajm dhe do ju bëhet qejfi se kështu jeni ju. Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet unë s’do gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon, kështu që boll më me këto pyetje. Jo s’jemi më bashkë.

Megjithatë, edhe pse Stresi ka zbuluar se nuk është me Keisin, ai sërish ka treguar se vajzë më të mirë se ajo nuk do të gjejë asnjëherë, duke treguar edhe njëherë dashurinë që ka për të pavarësisht gjithçkaje.

Kujtojmë se, Stresi së fundmi ka lançuar këngën e tij më të re “Po foli i fundit”, e cila duket se ishte një ‘diss’ për reperat e tjerë, përfshirë kryetarin e grupit ‘Babastars’ Ghetto Geasy, menaxherin e të cilit pati një debat në rrjete sociale. Të dy palët shpërthyen në ofendime, megjithatë duket që gjërat janë qetësuar, pasi nuk ka patur më reagime nga ta.