Bota Botë e Çuditshme

Suedezi fiton betejën ligjore me shtetin, pronari i tokës mund ta mbajë meteoritin!

Gjykata e Apelit e Suedisë vendosi së fundmi se një pronar tokash suedez mund të mbajë një meteorit që ra në tokën e tij në vitin 2020, duke fituar një betejë ligjore me gjeologët. Gjykata e Apelit vendosi se meteori ishte pronë e paluajtshme sepse ra në tokë private. Më 7 nëntor 2020, një meteorit 14 kilogramësh ra në pronë private në Upland, në veri të Stokholmit.

Dy gjeologë e gjetën meteoritin muajin tjetër dhe ia dorëzuan Muzeut Suedez të Historisë Natyrore në Stokholm. Agjencia suedeze e lajmeve TT raportoi se pronari i tokës private ku u gjet meteori apeloi kundër vendimit të dhjetorit 2022 të Gjykatës së Qarkut Uppsala. Me atë vendim, gjeologët që e gjetën meteoritin u lejuan ta asgjësojnë atë sepse gjykata deklaroi se ishte pasuri e luajtshme pa pronar. Gjeologët mund të apelojnë vendimin e Gjykatës së Apelit në Gjykatën Supreme të Suedisë.

Rikujtojmë, se një ekip ndërkombëtar studiuesish kanë zbuluar pesë meteorë të rinj në Antarktidë, duke përfshirë një nga më të mëdhenjtë të gjetur ndonjëherë në kontinent. Meteori i rrallë është sa një pjepër, peshon 7.7 kilogramë dhe është dërguar në Institutin Mbretëror të Shkencave të Natyrës në Bruksel. Maria Valdes, një shkencëtare hulumtuese në Muzeun Field të Historisë Natyrore të Çikagos dhe Universitetin e Çikagos, e cila ishte pjesë e ekipit ndërkombëtar të ekspeditës, ka mbajtur disa nga materialet për analizën e saj. Zona e fokusit të Valdes është kozmokimia. 

Ndërkaq, një grup studiuesish kanadezë kanë zbuluar dy minerale të reja, pasi kanë studiuar një pjesë të hollë të një meteori 15 tonësh që u rrëzua në Afrikën Lindore. Meteori, i nënti më i madhi që dihet se ekziston, ka një gjerësi prej mbi 2 metrash dhe u zbulua në Somali në vitin 2020. Shkencëtarët perëndimorë e quajtën shkëmbin jashtëtokësor El Ali, sepse u gjet pranë qytetit El Ali në rajonin Hiiraan të Somalisë. Një mostër 70 gramëshe e meteoritit, përbërja e të cilit është kryesisht hekur, u dërgua në koleksionin e meteoritëve në Universitetin e Albertës në Kanada për klasifikim.