Celebrities Showbiz

Sukses i papërsëritshëm për Adele! Albumi i saj “30” rezulton të jetë më i shituri i vitit 2021!

Para pak ditësh këngëtarja e njohur Adele publikoi albumin e saj të katërt në studio me titull “30”, i cili pason edhe rekordet e mëparshme të yllit, duke përfshirë këtu “19” të vitit 2008, “21” të vitit 2011 dhe “25” të vitit 2015. Duke shfaqur edhe këngën e lançuar më parë nga Adele me titull “Easy on Me” dhe këngët të cilat këngëtarja britanike i ka performuar edhe gjatë natës speciale të saj të fundit në CBS, “Adele One Night Only”, duke përfshirë këtu “I Drink Wine”, “Hold On”, “Love Is a Game”, “Woman Like Me” dhe “Cry Your Heart Out.”

“30” shënon edhe albumin e parë të Adele pas divorcit të saj nga ish-bashkëshorti Simon Konecki, i cili ka shërbyer edhe si një frymëzim për projektin e saj së bashku me djalin 9-vjeçar, Angelo.

Pas pritjes së një albumi të ri për më shumë se gjashtë vjet, fansat e Adele nxituan për të marrë albumin e saj të katërt “30”, i cili tashmë është albumi më i shitur i vitit 2021. Të dhënat e reja nga Billboard kanë zbuluar se “30” tashmë ka shitur më shumë se 500,000 kopje në vetëm tre ditë, duke tejkaluar tashmë albumin “Evermore” të Taylor Swift me 469,000 kopje, për albumin më të shitur të vitit.

Ndërkohë ish-bashkëshorti i këngëtares së njohur Adele, Simon Konecki, ka reaguar së fundmi vetëm pak ditë pas publikimit të albumit të ri të ish-bashkëshortes së tij, i titulluar “30”. Një burim ka treguar për ‘The Mirror” se pavarësisht se Simon nuk i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes ai e dinte se Adele do e tregonte historinë e tyre.

Gjithashtu, së fundmi këngëtarja e “Easy on Me” shpërtheu në lot pasi u ribashkua me mësuesen e saj të fillores gjatë koncertit të saj special. Duke iu përgjigjur pyetjes se nga kush ishte frymëzuar në jetën e saj, Adele përmendi mësuesen, zonjën McDonald.