Showbiz

Sulm kibernetik i Twitter-it të aktores së famshme, shpërndahen postime raciste dhe homofobike

Jessica Alba ishte krejtësisht në gjumë kur hacker-at arritën të vjedhin llogarinë e saj të Twitter.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë, Twitter-i i aktores është pushtuar nga mesazhet raciste dhe homofobike.

Sakaq, fansat e saj kanë qenë të shpejtë për të kuptuar se nuk ishte aktorja ajo e cila shkroi ato postime të çuditshme por, Jessica ra pre e një sulmi kibernetik dhe as që e kishte kuptuar.

Skuadra e saj menaxheriale u tregua e shpejtë për te rimarrë llogarinë e saj dhe postimet u fshinë menjëherë. Sa i përket këtij incidenti, ajo ende nuk ka dhënë asnjë koment.