Sport

Superliga Evropiane, David Beckham iu bashkohet zërave kundër!

David Beckham është shprehur kundër planeve për një ligë të re futbolli për klubet më të mëdha në Evropë, të ashtquajtur “Superliga Evropiane”.

Gjashtë nga klubet më të mëdha të Premier Ligës angleze kanë shkaktuar zemërim tek tifozët e futbollit, pasi njoftuan planet për të nisur Superligën Evropiane, duke shprehur kështu një konkurrencë të drejtpërdrejtë me Ligën e Kampionëve.

Ish lojtari i Manchester United  shpërndau  një fotografi në rrjetet sociale të ku shihet i rrethuar nga tifozë të përkushtuar të Inter Miami-t.  46-vjeçari shkruan:

‘Unë jam dikush që e do futbollin. Ka qenë jeta ime për aq kohë sa kam luajtur. E kam dashur që kur isha fëmijë i vogël si tifoz dhe jam akoma tifoz tani. ‘Si lojtar dhe tani si President futbolli, e di që sporti ynë nuk është asgjë pa tifozët. Ne kemi nevojë që futbolli të jetë për të gjithë.

Kujtojmë se sot UEFA ka mbajtur një Kongres të jashtëzakonshëm në Montreux të Zvicrës pas krijimit të Superligës Evropiane. UEFA ka njoftuar se 55 federatat anëtare të saj unanimisht kanë aprovuar një deklaratë për të dënuar fuqishëm Superligën Evropiane.

UEFA ka paralajmëruar klubet dhe lojtarët që marrin pjesë në këtë garë, të cilën e kanë quajtur se është kundër frymës sportive.

Më herët “The Times” shkroi se dy klube angleze po mendojnë tërheqjen nga Superliga.