Celebrities Gossip Showbiz

Surpriza e Kledi Hysës: Falë BBV fitova dashurinë, së shpejti do të kemi një…

“Big Brother VIP Albania”, spektakli më i ndjekur në Shqipëri, do të nisë këtë të shtunë në 13 janar. Spektakli është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Shumë prej ish-banorëve të edicioneve të kaluara ende janë personazhe shumë të dashur për publikun. Ndër ta është edhe Kledi Hysa, i cili i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ka treguar mendimine tij për “BBV3” dhe planet për 2024.

Kledi: Unë kam 2 vite që kam qenë pjesë dhe kur në “BBV2” mendova se do isha shumë i qetë po kisha emocione, tani jam i qetë po emocionet janë shumë të forta dhe mezi pres të fillojë

Bieta: Sa ka ndryshuar jeta jote për shkak të “BBV”?

Kledi: Ka ndryshuar shume gjëra, e para njihem me gjithë shqiptarin dhe njoha të dashurën time dhe shumë njerëz të tjerë

Biata: Meqe jemi te dashuria deri ku ka avancuar? 2024 ka plane të reja?

Kledi: Do ketë surpriza

Për rikthimin e saj në televizion dhe tashmë pozicionin si opinioniste Ori Nebiaj është shprehur në një intervistë rreth këtij edicioni dhe qëllimet e saj për vitin 2024.