Celebrities Music

Surpriza të reja nga Ava Max, çfarë ka rezervuar këtë herë këngëtarja?!

Ava Max është një nga këngëtaret më të famshme dhe më të talentuara. Ajo ka arritur suksese të mëdha dhe numëron shumë hite. Së fundmi, artistja e njohur me origjinë shqiptare ka realizuar një bashkëpunim të ri me Jonas Blue, R3HAB dhe Kylie Cantrall. “Sad boy” mban titullin kënga e tyre e re, e cila përkthyer në shqip do të thotë “djalë i trishtuar”.

Pas angazhimeve me koncerte, 27-vjeçarja tashmë ka nis punën për projekte të reja. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes disa postimeve të fundit të publikuara në llogarinë e saj në Instagram. Në fotografitë në të cilat dukej e veshur me shumë stil, në kostum ngjyrë rozë, dhe çizme të gjata me ngjyrë të zeza dhe taka të larta, Ava mahniti me ‘look’-un e saj guxues dhe që nuk zhgënjen kurrë . Ajo shkruan:

Brenda pak javësh do të ndaj diçka shumë speciale me ju, a jeni gati?

Ava ditë më parë mbajti koncertin e fundit të turneut në Los Angeles bashkë me grupin Maroon 5 dhe Blackbear. Këngëtarja me origjinë nga Shqipëria vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj të fundit, “Heaven and Hell”, të cilin e publikoi rreth një vit më parë dhe u rendit si albumi i tretë i një artisteje femër, më i dëgjuar në Spotify.

Rikujtojmë, se para se Ava të bëhej e famshme, ka qenë një njeri i thjeshtë si gjithë të tjerët duke u përpjekur të bëjë një punë normale në Amerikë. Ajo e dinte se gjithmonë kishte dashur të bëhej këngëtare. Por ajo u ndikua nga zërat e jashtëm, të cilët e bindën atë se të bëhej një yll popi ishte një shans “një në një miliard”. Max ka treguar gjithashtu se nëna e saj duhej të hiqte dorë nga ëndrra sepse ajo ishte një emigrante dhe nuk kishte para dhe nuk e dinte gjuhën shumë mirë.