Showbiz

Sylvester Stallone i vendos çmim fotove me fansat

Një foto me Sylvester Stallone tashmë do të kushtojë plot 849 paund.

Ylli i hollivudit momentalisht gjendet në Europë për të promovuar filmin e tij më të ri e të shumëpritur “Rambo V: Neë Blood” dhe turneu ka disa specifika.

Për të takuar nga afër 72-vjeçarin duhet të bëheni pjesë e eventit të turneut të quajtur “Eksperienca e një darke” duke paguar 849 paund plus biletën e turneut që kushton 125 paund.

Nga ky takim fansat do të përfitojnë një foto me aktorin, një autograf prej tij të firmosur me një stilolaps floriri dhe një varëse çelësash floriri.