Aktualitet

Task Forcë monitoron kopshtet jopublike në mbarë vendin!

Pas dhunimit të 3 vjeçares në kopshtin ‘Stinët’ në Tiranë, Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu prezanton rezultatet e Task Force

Nga kontrollet e këtyre ditëve, janë inspektuar 90 kopshte jo publike apo me veprimtari arsim parashkollor të fëmijës së moshës 3 – 6 vjeç. Eshte konstatuar se nga 67 kopshte jo publike ushtrojnë veprimtarinë në përputhje me legjislacionin dhe përmbushin kriteret. 8 kopshte jo publike rezultojnë se nuk kanë aplikuar pranë MAS për licencimin përkatës dhe 2 prej tyre ju është refuzuar licencimi për të cilat inspektorët po kryejnë verifikimet dhe do të marrin masa” tha Manastirliu.

13 subjekte jo-publike rezultojnë se e ushtrojnë veprimtarinë, me statusin e qendrave ditore apo komunitare për fëmijët. Pra këto struktura ofrojnë shërbime për fëmijët 3-6 vjeç bazuar në një kuadër tjetër rregullator dhe monitorohen nga struktura të tjera shtetërore sipas legjislacionit në fuqi. Pra nuk rezultojnë të pajisura me liçensën për kopësht pasi ushtrojnë veprimtari në një tjetër fushë të lëgjislacionit.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka publikuar në faqen e saj zyrtare, Listën e Institucioneve Parashkollore (pra kopshteve, që janë të licensuara nga MAS), listë e cila është në përditësim e sipër.

Subjektet që kërkojnë të ushtrojë veprimtarinë private me status të aktiviteti “Kopësht”, duhet të marrin masat për t’u pajisur me dokumentacionin ligjor për ushtrimin e kësaj veprimtarie, bazuar në kriteret dhe standardet e miratuara dhe të vëna në dispozicion nga QKB.

Në rast të mos-plotësimit të dokumentacionit dhe pajisjes me licencën përkatëse, do të vijohet me masat administrative që parashikon ligji, gjobë në vlerën nga 500 mijë deri në 1 milion lekë të reja dhe ndërprerje e menjëhershme e veprimtarisë. Paralelisht praktikat do t’u referohen organeve kompetente bazuar në legjislacionin në fuqi.

Sa i përket subjekteve jo-publike që e ushtrojnë veprimtarinë, me statusin e qendrave ditore apo komunitare për fëmijët, bazuar në një kuadër tjetër rregullator (sikurse e shpjegova më sipër) dhe nuk rezultojnë të pajisura me liçensat përkatëse, i ftojmë këto subjekte të saktësojnë menjëherë që nga emërtesa, në sinjalistikën e tyre identifikuese të vendosur në hyrje të strukturës së tyre, statusin e aktivitetit që përfaqësojnë.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka publikuar në faqen e saj zyrtare, Listën e Institucioneve Parashkollore (pra kopshteve, që janë të licensuara nga MAS), listë e cila është në përditësim e sipër.