Showbiz

Tayna zbulon projektin më të ri muzikor

Ditë më parë në një intervistë, reperja e famshme Tayna ka zbuluar se shumë shpejt do të sjellë projektin e saj të ri muzikor i cili pritet të jetë ndryshe nga të tjerët.

Artistja e cila është pjesë e kreut të “The Top List” me 3 projektet e saj muzikore vetëm pak orë më parë duket se ka zbuluar edhe titullin e këngës.

Në foton e postuar në Instagram, Tayna ka zbuluar se ky projekt muzikor quhet “Doruntina” dhe momentalisht është në xhirimet e klipit.