Celebrities Gossip Showbiz

“Të dua vajzë”, Tuna sapo na emocionoi me fjalët e bukura për Dafinën pas ribashkimit!

Të gjithë u emocionuan nga fakti se  dyshja Tuna-Dafina po rikthehet fuqishëm. Pak kohë kishte që kur dy këngëtaret rregulluan marrëdhënien e tyre pas një ‘armiqësie’ disa-vjeçare. E mesa duket, kjo armiqësi u kthye në një shoqëri, shumë të mirë madje. Teksa po zbulonte nga pak emrat e artistëve me të cilët do të bashkëpunonte për albumin më të ri që po lançon “Dafinë moj”, këngëtarja zbuloi emrin që nuk e prisnim.

Pas bashkëpunimit të tyre para plot 11 vitesh, nuk dihet se çfarë ndodhi, por mesa duket tanimë artistet i kanë marrëdhëniet më të mira se kurrë. Vetëm pak më parë Tuna publikoi një Instastory ku fjalët që shprehu për kolegen e saj janë vërtet shumë të bukura.

Nuk mund të isha më e emocionuar për këtë ribashkim pas një dekade. Të dua vajzë, Dafina Zeqiri

Përpos bashkëpunimit me Tunën, Dafina ka bërë me dije dhe shumë bashkëpunime të tjera që do të mbajë “Dafinë moj” me këngëtarët më në zë të showbiz-it si, Mc Kresha, Elinel, Argjentina Ramosaj, RON, Lumi B, Buta dhe nuk mund të mungonte gjithashtu një bashkëpunim me të dashurin e saj të zemrës, Dj Geek.