Celebrities Film & Tv

Të gjithë sapo u konfuzuan, njihuni me risinë më të re nga seriali “And Just Like That”!

“And Just Like That”, seriali që do të pasojë “Sex and The City”, aktualisht po vazhdon xhirmet e tij në New York dhe aktorët e famshëm, Sarah Jessica Parker dhe Chris Noth, ndanë me publikun disa fotografi nga seti, të cilat kanë bërë kureshtarë të gjithë fansat. Ata të dy ata postuan në llogarinë e tyre në “Instagram” disa foto, teksa ishin në rol si Carrie Bradshaw dhe Mr. Big, ndërsa shiheshin në sy dhe i buzëqeshnin njëri-tjetrit.

Së fundmi, traileri i parë i shkurtër i ‘And Just Like That’, ka dalë dhe nuk po kuptojmë asgjë nga ato që po ndodhin. Në një sekuencë shumë të shkurtër, është publikuar një nga ngjarjet e serive, duke nisur nga shfaqja e të gjitha mikeshave bashkë, tek një përqafim i fortë mes Sarah Jessica Parker, në rolin e Carrie dhe Mr. Big.

Pra çifti ikonik janë ende të dashuruar, megjithëse fjalët treguan për një ndarje të tyre. Xhirimet e serialit vazhdojnë akoma dhe surprizat nuk kanë mbaruar, por “HBO Max” zbuloi që shumë shpejt seritë do jenë në transmetim. Një burim pranë personave që po xhirojnë, ka zbuluar që mbyllja e serive do jetë madhështore dhe publiku do e adhurojë.

Samantha e serialit “Sex and the City” tani më është një kujtim i largët. Kapitulli i ri i serive televizive, i titulluar “And Just Like That”, po përgatitet të mbërrijë në ekran pa personazhin e luajtur nga aktorja Kim Cattrall. Postimi i fundit nga sheshxhirimi që Sarah Jessica Parker ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ka ngjallur dyshimin se aktorja Nicole Ari Parker mund të jetë personazhi i katërt i grupit më të dashur të vajzave në Manhattan.

Vetëm pak pasi aktorja Sarah Jessica Parker zbuloi se Nicole Ari Parker, do të jetë pjesëtarja e katërt e grupit të vajzave më të famshme të Manhattan në serialin e ri “And Just Like That”, erdhi një reagim nga Kim Cattrall. Kim është e njohur për rolin e saj të Samantha-s në serialin ikonik “Sex And The City”, por siç ka bërë të ditur, nuk do të ishte më pjesë e tij në këtë realizim të ri.