Celebrities Live From Tirana

Të jetuarit si minimalist nga sytë e Marçela Tringaj!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike Marçela Tringaj, avokate dhe iniciatore e revistës “Harmonia”. Sot në emision tema e ditës ishte “Të jetuarit si minimalist”. Çfarë ka për të na thënë në lidhje me këtë, Marçela?

Për më shumë ajo shprehet:

Nuk ka një përkufizim univeral të konceptit të jetesës së ngadaltë, është mënyra për të jetuar me një qëllim, të kesh parasysh gjërat që të përmbushin shpirtërisht. Janë aktivitete si leximi, pirja e një çaji, gatimi, ecja, punë dore apo kopshtaria.

Sa e thjeshtë është të adaptosh një qasje të tillë sipas Marçelës?

Nuk është e thjeshtë, është e vështirë t’i mbijetosh kësaj epoke të egër të konsumizmit dhe materializmit të theksuar. Vihet re mania për të poseduar, për t’u dukur. Na ka futur në qorsokakun e trysnisë për të shpenzuar. Besojmë se gjithçka është e bukur, e dukshme, shkëlqen siç duket në rrjetet sociale. Ka gjithmonë një mënyrë për ta nisur me hapa të ngadaltë. Unë kujdesem me atë mënyrën time për qëndrueshmëri. Versioni im i të jetuar thjesht përfshin të konsumuarit më pak, një jetesë që merr parasysh si ndikojnë në mjedis zgjedhjet dhe konsumimi pra kështu nis edhe frymëzimi për të thjeshtëzuar dhe ngadalësuar rutinën e përditshme. Për t’i shpëtuar manisë së blerjeve të padobishme e për t’u ndërgjegjësuar, për të kursyer, sigurisht pa lënë pas dorë nevojat e përditshme. Jetojmë në një botë të vështirë por jo të pamundur për t’ja dalë.