Gossip

Të qenurit baba e paska ndryshuar! Njihuni me pamjen e re të Zayn Malik!

Zayn Malik, ish-anëtari i One Direction është fotografuar së fundmi për herë të parë pasi u bë baba dhe paska ndryshuar tërësisht look. Gjatë daljes së tij në New York City, këngëtari i “Better” nuk njihej pothuajse fare pas këtij ndryshimi. Ai u shfaq me modelin e flokëve të stilit mini-mohawk”, me flokë të verdha.

Zayn Malik

Kjo nuk është hera e parë që Zayn bën flokët bjond. Në mars të vitit 2018, vetëm një javë pasi ai dhe modelja e famshme Gigi u ndanë, këngëtari i “Pillowtalk” debutoi me flokët ngjyrë platin. Çifti i njohur kanë qenë në një lidhje që nga fundi i vitit 2015, por ka patur edhe ndarje mes tyre. Por çdo gjë ka mbetur pas, dhe dyshja e famshme po e shijojnë në maksimum prindërimin.

Rikujtojmë, se së fundmi mediat e huaja raportuan se dasma e motrës së vogël të Zayn u ndalua nga policia për shkelje të rregullave të COVID-19 dhe familja e saj u gjobitur nga efektivët.