Bota

Të shtëna në Londër, 4 të plagosur, mes tyre një fëmijë!

Katër persona, përfshirë një vajzë shtatëvjeçare, u plagosën nga të shtënat që ndodhën në veri të Londrës, raportoi këtë të shtunë policia.

Siç kanë thënë ata, përveç të miturës, pas ngjarjes janë dërguar në spital tre gra të moshës 48, 54 dhe 41 vjeç.

Nuk ka konfirmime zyrtare, por për momentin mediat raportojnë se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar rrethanat, ndërkohë që ende nuk janë identifikuar autorët e sulmit.