Aktualitet

Tërmeti lëkund sërish tokën në Fushë Krujë, panik te banorët

Lëkundje të lehta të tokës u ndjenë sot në mbrëmje në Tiranë e Durrës me epiqendër zonën e Bubqit në Fushë Krujë. Tërmeti ishte në thellësinë e 2 kilometrave. Ndonëse nuk ka të dhëna për dëme materiale, lëkundja sizmike solli panik te banorët afër epiqendrës. Bëhet fjalë për një tjetër paslëkundje të tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë i shkallës Rihter një vit më parë, por me intensitet të valës goditës deri në 10 ballë e shkallës Merkal la pas 51 viktima dhe mbi 1 mijë të plagosur. Lëkundja e fortë sizmike shkaktoi edhe dëme të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave duke lënë pa strehë shumë familje kryesisht në Thumanë dhe në disa zona të Durrësit ku dhe sot që ka kaluar më shumë se një vit nga tragjedia janë akoma të të pasistemuar nëpër banesa.