Celebrities Gossip Showbiz

Tha se do të organizonte një ceremoni modeste, por dasma e Silvio Berlusconi-t paska kushtuar sa “qimet e kokës”!

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi së fundmi u martua me deputeten Marta Fascina 53 vjet më të re në një ceremoni madhështore, e cila kushtoi rreth 400 mijë euro. Një ceremoni kjo e cila u mbajt në Villa Gerneto në qytetin Lesmos, në veri të Milanos, ku ishin të pranishëm vëllai i Berlusconit, Paolo dhe fëmijët e tij, Marina, Barbara, Eleanor dhe Luigi, ndërsa djali i tij i dytë, Pierre Silvio, mungonte.

Ja disa momente nga dasma e Silvio Berlusconi-t:

Berlusconi thuhet se ishte i lumtur dhe e quan Martan një ‘dhuratë nga parajsa’, gjersa gjatë ceremonisë u këndoi të ftuarve dhe u bëri dhurata mbresëlënëse, si ora shumë të shtrenjta. Vihet re se manjati i medias ishte i vendosur që në fillim për hapin e radhës në marrëdhënien e tij me Fascinan, pavarësisht kundërshtimeve të fëmijëve. Marta, 32-vjeçare, është deputete e partisë Forza Italia dhe ka jetuar me miliarderin prej afro dy vitesh. Për Silvion duhet theksuar se kjo është martesa e tretë, pas asaj me Carla Elvira Lucia Dall’Oglio dhe Veronica Lario.

“Corriere della Sera” raporton se fëmijët e biznesmenit, Marina dhe Piersilvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi e shohin deputeten si gruan e duhur për t’i dhënë babait të tyre paqe dhe qetësi, por problemi do të ishte trashëgimia. Lidhja e Berlusconi dhe Fascina, deputete e partisë Forza Italia, të cilën ai e themeloi, u bë zyrtare në vitin 2020, kur mediat publikuan foto të të dyve në Zvicër. Në këto dy vitet e fundit, Fascina ka qenë gjithmonë në krah të Berlusconit. Kujtojmë se pas vetes politikani shumë i njohur italian ka një divorc me Carla Dall’Oglio, që është nëna e dy fëmijëve të tij të parë. Ata u njohën më 1964-ën dhe u divorcuan në 1985-ën. Më vonë në 2009-ën pati një tjetër martesë.