Celebrities Music Showbiz

The Weeknd, artisti më i dëgjuar në botë!

The Weeknd e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2022, duke u bërë këngëtari më i dëgjuar në botë në “Spotify”. Ai ia ka kaluar këngëtarit Justin Bieber duke arritur numrin e 86 milionë klikimeve në muaj, shifër kjo që vetëm rritet. Suksesi është shtuar sidomos pas publikimit të albumit të tij më të ri “Dawn FM”.

Artisti shumë i njohur kanadez, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye ka hyrë edhe më parë në historinë e platformës digjitale Spotify me hitin ‘Blinding Lights’, e cila ka qëndruar në top 10 më të dëgjuarat për një vit të tërë. Kënga “Blinding Lights” ka hyrë edhe në historinë e “Billboard” si e para që kryesoi të gjitha listat. Prej 90 javësh, projekti qëndroi në vendin e parë të “Billboard 100”.

Përpara hitit të artistit kanadez, ishte kënga e vitit 1960 “The Twist” nga Chubby Checker që mbante këtë rekord. “Blinding Lights” u publikua në vitin 2019 dhe deri në shtator 2021 është dëgjuar më shumë se 2.5 miliardë herë. Popullariteti i saj u rrit më shumë gjatë pandemisë pas një sfide kërcimi në TikTok si dhe performancës së The Weeknd në ‘Super Bowl 2021’. Si për ironi, edhe “The Twist” ishte në të njëjtin zhanër muzikor, por tashmë ndodhet në vend të dytë.

Artisti kohët e fundit ka qenë në qendë të vëmendjes pasi vazhdoi bojkotin e tij ndaj “Grammy Awards” duke refuzuar të paraqesë muzikën e tij për shqyrtim. Këngëtari 31-vjeçar pati probleme në muajin nëntor, kur albumi i tij “After Hours” u anulua plotësisht. Në pjesën më të madhe të të nominuarve për “Grammy Awards 2021”, është shpallur Beyonce pavarësisht se nuk lançoi një album vitin e kaluar. Albumi i tij “After Hours” dhe hiti i tij i suksesshëm “Blinding Lights” mungonin krejtësisht, pavarësisht suksesit të tyre të padiskutueshëm kritik dhe komercial.