#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Dritan Shakohoxha ndan detaje nga përgatitjet e Kampionatit Botëror

Të enjten starton Kampionati Botëror i Futbollit që zhvillohet në Rusi ndërkohë, e gjithë skuadra e “Supersport” me në krye Shakohoxhën do të jenë në aksion përgjatë gjithë rrugëtimit.

Dritani ishte në lidhje direkte në #thuajemepepsi për të na zbuluar disa detaje rreth ndeshjeve dhe atmosferës që do të krijojnë fanatikët e futbollit.

Djemtë e vajzat e “Supersport” si edhe më të kërkuarit; Shakohoxha, Bora Zemani dhe Ilda Bejleri do të jenë çdo mbrëmje në ekran për të na përcjellë detajet dhe momentet më të bukura të të gjitha ndeshjeve.

Ata po e presin me padurim startimin e tij që do jetë të enjten në orën 5 të mbasdites. Përveçse do te ketë komente rreth futbollit në studion e tyre do të ketë edhe shumë surpriza dhe momente argëtuese që do të zbulohen shumë shpejt.

Sa i përket pretendentit për fitore në botërorin “Rusi 2018” parashikimet ende nuk janë të qarta por Dritani theksoi se mungesa e Italisë ja ka ulur disi vlerën këtij kampionati aq më tepër pasi rreth 40% e shqiptarëve janë tifoza të zjarrtë të saj.